Rama publikon pamjet e projektit “Divizioni”: Shëmbëlltyrë e re e transformimit të turizmit shqiptar

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë pamjet e projektit të qendrës “Divizioni” në Bulqizë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan se ky projekt është si një shëmbëlltyrë e re e transforimit të turizimit shqiptar.

Më tej, Rama thotë se në këtë zonë deri para disa vitesh vinin vetëm lajme vdekjesh e plagosjesh të minatorëve të keqpaguar apo pamje fëmijësh e grash me trasta kromi në kurriz për të mbijetuar.

“Mirëmëngjes, dhe me projektin inovativ të qendrës turistike “Divizioni” në Bulqizë, tanimë në kantier për t’u realizuar si një shëmbëlltyrë e re e transformimit të turizmit shqiptar, edhe në një zonë nga ku deri para disa vitesh vinin vetëm lajme vdekjesh e plagosjesh të minatorëve të keqpaguar apo pamje fëmijësh e grash me trasta kromi në kurriz për të mbijetuar, ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan Kryeministri Rama.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com