“Duhet më shumë angazhim mes jetës komunitare të shkollave”, Rama: Prindërit nuk i detyron dot me ligje të përfshihen

Kryeministri Edi Rama është shprehur se duhet më shumë angazhim mes jetës komunitare të shkollave dhe prindërve.

Rama u shpreh se ka prindër që as nuk interesohen në mënyrë të rregullt për ecurinë e fëmijës, ndërsa shtoi se nuk mund t’i obligojnë me ligje që të jenë aktivë në jetën komunitare të shkollës.

“Ashtu siç ka nxënës në klasë, në angazhime s ai përket dedikimit, ashtu dhe prindërit nuk kanë si të jenë ndryshe. Këshillat e prindërve në shkollë janë themelorë dhe do të vazhdojnë të jenë përditë, për muaj e për vit edhe më themelorë dhe kyç për të gjithë mbarëvajtje e punës së mesësve dhe edukimet e arsimit të fëmijëve.

Ata që janë të angazhuar në këshillat e prindërve janë natyrshëm më të zhdërvjellët se çfarë mund të bëjmë më mirë. Ne mund t’i marrim të gjitha t’i shkruajmë në ligje, por kjo temë kërkon njerëzit. Është njëra palë që nuk e detyron me ligje dhe urdhra. Janë prindërit. Nuk mund t’i obligosh me ligj që të jenë aktivë në jetën komunitare të shkollës dhe të shkojnë përtej marrëdhënies së largët për shkak të fëmijës. Ka prindër që as nuk interesohen në mënyrë të rregullt për ecurinë e fëmijës. Në këtë pikë duhet të bëjmë një përpjekje të përbashkët në të gjitha drejtimet”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com