Rikthimi në detyrë pas luftës me kancerin, Kate Middleton fton të prekurit e një sulmi me thikë t’i bashkohen festës për Krishtlindje

Princesha Kate e Uellsit ka ftuar familjet dhe të mbijetuarit e një sulmi tragjik që ndodhi në Southport më 29 korrik 2024, për të marrë pjesë në një ngjarje për Krishtlindje që do të mbahet në Westminster Abbey më 6 dhjetor.

Ky koncert tradicional për Krishtlindje është një mundësi për të ofruar ngushëllim dhe mbështetje për ata që kaluan një tragjedi të tmerrshme. Në sulmin e korrikut, tre vajza të reja humbën jetën dhe dhjetë persona të tjerë u plagosën, përfshirë tetë fëmijë, gjatë një incidenti të dhunshëm në një klasë për joga dhe kërcim.
Zyra e Princeshës ka konfirmuar se familjet nga Southport janë ftuar në koncert, duke ofruar një moment solidariteti dhe kujdesi ndaj atyre që kaluan këtë dhimbje të madhe. Më herët, Princesha

Kate dhe Princi William kishin vizituar Southport dhe takuar familjet e viktimave, përfshirë mësuesen e kërcimit dhe disa nga punonjësit e urgjencës që reaguan shpejt pas sulmit. Çifti mbretëror kishte shprehur ngushëllime dhe solidaritet për ata që humbën të dashurit e tyre në këtë akt të tmerrshëm dhune.

Si prindër, ne nuk mund ta imagjinojmë dhimbjen që po përjetojnë familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën dhe u plagosën. Dërgojmë dashurinë dhe lutjet tona për ata që janë prekur nga ky sulm i tmerrshëm“, ishin fjalët e Princeshës dhe Princit William pas vizitës së tyre.

Ky koncert është pjesë e rikthimit të Princeshës Kate në detyrat mbretërore pas përfundimit të trajtimit të saj për kancerin. Ajo kishte njoftuar më 9 shtator se kishte mbyllur ciklin e kimioterapisë dhe po vazhdonte me një rikuperim gradual.

Shërbimi i këngëve të Krishtlindjeve, që është bërë një ngjarje tradicionale në kalendarin mbretëror, këtë vit ka si temë kryesore ndihmën dhe mbështetjen për ata që janë në nevojë. Në njoftimin nga Pallati Kensington, thuhet se Princesha Kate dëshiron të festojë individë që kanë ofruar ngushëllim, mbështetje dhe dashuri për ata që kalojnë momente të vështira. Kjo temë do të marrë frymëzim nga mesazhi i Krishtlindjeve, i cili na inkurajon të reflektojmë për nevojat dhe përvojat e të tjerëve.

Koncerti do të jetë gjithashtu një mundësi për të pritur të pranishëm edhe fëmijët e Princit dhe Princeshës, George, Charlotte dhe Louis, si dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com