Shtyhet për në 16 dhjetor seanca ndaj Berishës, avokati: Strasburgu po e shqyrton me prioritet çështjen

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme.

Avokati Genc Gjokutaj tha për mediat se seanca e radhës do të mbahem në datën 16 dhjetor.

Gjokutaj: Seanca është shtyrë për në datën 16 dhjetor. Doja të bëja me dije se jemi njoftua se gjykata Strasburgut, ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës, e ka cilësuar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore.

Janë të gjitha ankimet që kemi bërë, masat, antikushtetuesmëria, mungesa e proporcionalitetit, ndërprerja e aktivitetet të tij si kreu i opozitës apo si deputet. Strasburgu ka ecur me një shpejtësi. Shkresa i ka ardhur shtetit shqiptar, më pas do merret një vendim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com