I kërkuar në Pejë për shitje droge, prangoset i riu në Mallakastër

Është vënë në pranga një 27 vjeçar në Mallakastër, i kërkuar prej rreth një muaji për prodhim e shitje narkotikësh. Pritet ekstradimi i tij në Kosovë.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër, operacioni i koduar “Fratar”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gadurovë, Mallakastër.

Ky shtetas u kap në fshatin Fratar, pas një pune operative nga shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës, më datë 30.10.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 27-vjeçarit”, njofton Policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com