Rusia sulmoi Ukrainën me një lloj të ri raketash balistike, Zelensky: Bota duhet t’i japë përgjigje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se përdorimi nga Rusia i një lloj të ri raketash balistike tregon një “përshkallëzim të qartë dhe të ashpër” të luftës.

“Përdorimi i një rakete balistike kundër Ukrainës sot është akoma më shumë provë se Rusia nuk ka interes për paqen”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

Ai e konsideroi atë si “hapin e dytë” në përshkallëzimin e luftës nga Putin, pas përdorimit të me shumë se 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut në konfliktin në vazhdim.

Zelenski tha se Putin shpërfill thirrjet nga Kina, Brazili, vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë dhe se ai po bën gjithçka për të zgjatur konfliktin, që filloi më shumë se një mijë ditë më parë.

“Bota duhet të përgjigjet,” tha ai, duke shtuar se një “mungesë e reagimeve të ashpra ndaj veprimeve të Rusisë dërgon një mesazh se një sjellje e tillë është e pranueshme”.

“Rusia duhet të detyrohet për paqe të vërtetë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet forcës. Përndryshe, do të ketë sulme, kërcënime dhe destabilizim të pafund rus, jo vetëm kundër Ukrainës.”/ BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com