“Sheqeri është problem, do të ndalojmë sheqerin?”, debat Sejamini-Bregu për ndalimin e Tiktokut

Analisti Neritan Sejamini debatoi me gazetarin Sokol Bregu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv për ndalimin e Tiktokut në disa vende dhe nismën për të bërë të njëjtën gjë edhe në Shqipëri. Sejamini u shpreh kundër, duke thënë se vetëm dy vende e kanë ndaluar për çështje morali, ndërsa Bregu tha se Trumpi e ndaloi që në presidencën e parë.

Pjesë nga debati

Neritan Sejamini: Duhet të dallojmë teknologjinë, që është përcjellëse e diçkaje nga përmbajtja.

Sokol Bregu: Jo, jo.

Neritan Sejamini: Shkaktari për aksidentet që janë vrasësi numër një ose dy në botë janë makinat. Të ndalojmë makinat? Kemi probleme me alkoolin, do të ndalojëm alkoolin? Kemi problemet me obezitetin, do të ndalojmë edhe ushqimin? Sheqeri është problem, do të ndalojmë sheqerin? Meqë po flasim me Tiktokun, ke faqe pornografike ku ka akses çdo njeri në botë dhe pornografia ndikon keq dhe krijon varësinë.  Problemi është çfarë do të bëjmë ne? Do të krijojmë një polici morali dhe sa ka një gjë, policia e moralit i vret? E para kjo. E dyta, nëse marrim shembuj nga Amerika le ta fillojmë me demokracinë, me ekonominë e tregut.

Sokol Bregu: Po Trump. Prit, prit, e kemi debat…Trump në presidencën e parë e sulmoi Tiktokun.

Neritan Sejamini: Po për arsye komplet tjetër.

Sokol Bregu: Po s’ka lidhje me lirinë dhe quhet nga qeveria amerikane si spiuni më i madh në duart e qeverisë kineze. Ç’lidhje ka alkooli, makinat? A do me u fut në temë?

Neritan Sejamini: Tani a mund të mbaroj unë? Tiktokun e kanë ndaluar disa qeveri se kanë frikë se merr të dhëna dhe e kanë ndaluar Amerika, Kanadaja, BE-ja në telefonat zyrtarë. Të vetmet vendet në botë që e kanë ndaluar siç mendon ti janë Afganistani dhe Nepali.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com