Ditën e sotme Ukraina pretendoi se vendi ishte sulmuar nga një raketë balistike ruse, që mund të mbartte koka bërthamore.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pranoi pas akuzave se Rusia kishte nisur një sulm me raketa balistike me rreze të mesme hipersonike në një objekt ushtarak ukrainas sot.
Sipas mediave të huaja, udhëheqësi rus ka thënë gjithashtu se ai mund të sulmojë objektet ushtarake në vendet që e kanë lejuar Kievin të përdorë raketat e tyre për të goditur Rusinë, një kërcënim ky i dukshëm për SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Udhëheqësit britanikë dhe amerikanë ranë dakord këtë javë që të lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre me rreze të gjatë veprimi në territorin rus, duke shkaktuar zemërim nga Kremlini.
“Ne besojmë se kemi të drejtë të përdorim armët tona kundër objekteve ushtarake të vendeve që lejojnë përdorimin e armëve të tyre kundër objekteve tona,” tha Putin, shkruan A2 CNN.
Dhe në rast të përshkallëzimit të veprimeve agresive, ne do të përgjigjemi me vendosmëri në mënyrë proporcionale.
Sulmi i objekteve ushtarake britanike ose amerikane do të ishte një përshkallëzim i madh i luftës.
/a.r