PD “vjedh” edhe protestën për Martinin: Arsimi në kohën e Berishës ishte super. Të largohet kjo ministre

Si në çdo kauzë qytetare, opozita ka arritur të penetrojë edhe tek marshimi për vrajen e vogëlushit Martin Cani.

Një marshim i nisur nga prindërit para shkollës “Fan Noli” ka përfunduar në dyert e Ministrisë së Arsimit.

Disa prej prindërve e kanë braktisur tubimin para Ministrisë sapo kanë dëgjuar fjalimet e para.

Fillimisht ishte djali i pastorit demokrat, Akil Pano, që kërkoi dorëheqjen e Ogerta Manastirliut urgjentisht.

Xhonatan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak nga radhët e PD, u shpreh se vetëm këto 11 vitet e fundit arsimi është shkatërruar, pasi në kohën e Berishës ishte shumë cilësor.

Në protestë janë parë edhe ish-kryebashkiakë të PD dhe LSI, si Miranda Rira etj. Si dhe nuk kanë munguar sulmet me bojë e vezë ndaj godinës së MAS.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com