Vrasja e 14 vjeçarit/ Avokati: Të dënohet dhe prindi për keqedukim

Avokati Idajet Beqiri propozon një nen që fëmijët nën 18 vjeç për krime të renda t’iu dënohet prindi për keqedukim.

‘Nuk është çështje legjislacioni. Se e kemi të ashpër. Nuk zgjidhet me burgje dhe gjyqe. Këtu problemi është fakti që në 30 vjet kemi ndërtuar një shoqëri të dhunës, të të fortit. Që të fitosh diçka duhet të djegësh, duhet të vrasësh. Edhe për të ardhur në pushtet duhet të vrasësh. Bëmë 2 prillin në Shkodër edhe erdhëm në pushtet. Kemi një shoqëri të dhunshme. Dhe fëmijët duan modele. U japim model në fushën e arsimit? Kush e edukon atë në familje? E vërtetë që roli i shkollës në procesin mësimor dhe edukim ka mbaruar. Figura e mësuesit është bërë lolo. Rritja rrogën sa të duash. Shumica e prindërve në vend që ti thuash je bërë shumë i butë me të, ne i themi pse i the fëmijës ke mbajtur telefonin. Le ta mbajë telefonin. Prindi do ta dobësojë atë autoritet. Ka dhe probleme të faktorëve të tjerë. Situata në Shqipëri, duke ditur çfarë shoqërie të dhunshme kemi, familja thuajse e ka zhvlerësuar veten e vet. Ka ardhur momenti që dikujt mund ti duket e ashpër, në raste të tilla derisa themi që deri 18 vjeç u japim gjysëm dënimi. Propozimi im jo të rritet dënimi me armëmbajtje pa leje, të fusim nen tjetër përgjegjësia penale prindërore. Është 14 vjeç.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com