“Ja 10 dosjet që do të plasin për Berishën’, avokati: Ish-kryeministri do t’i kalojë ditët e mbetura në burg

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një reagim për gazetën “SOT” avokati zbulon se afera “Partizani” është vetëm maja e ajsbergut, pasi sipas Beqirit Sali Berishës do t’i plasin dosje të tjera korruptive dhe më e afërta është ngjarja e rëndë e 21 Janarit.

“Sali Berisha nëpërmjet akuzave që janë bërë për aferën e rëndë “Partizani”, së bashku me dhëndrin e tij, ai e hoqi këmbën zvarrë për të marrë me vete dhe dhjetëra akuza të tjera ku më e afërta që do i bëj varrin tij e do e fus shtatë pash nën dhe është dosja e “21 Janarit”.

Me dosjen e kompleksit “Partizani”, ai minimumi do marrë 10 vjet në burg e do të jap llogari për 21 janarin, për Gërdecin, për vrasjet e 97’-ës, për firmat piramidale, për aferat e rënda të tij e të familjes së tij. Duke filluar me Fazlliçin, duke vazhduar pastaj me sabotimet nga më të rënda që ka bërë ushtrisë shqiptare duke i shkatërruar çdo lloj mjeti e duke i përvetësuar për veten e familjen e tij e njerëzit e tij.

Me krimet e rënda që ka bërë nga Uganda me familjarët e tij, të armëve kundër Izraelit me aferat e tjera, me vjedhjen e bankës së Shkodrës ku ai ka dorë, me vrasjet e Haklajve ku është proces gati pas ‘21 Janarit’ që do ia nxij jetën dhe fundi i tij është tragjik, fundi i tij është i merituar siç e meriton një njeri që i ka bërë kaq shumë dëme këtij vendi. Ai do të marrë dënimin e merituar dhe do t’i kalojë ditët e mbetura në burg”, u shpreh avokati.

Nga ana tjetër, avokati ka komentuar edhe kërcënimet e fundit të Sali Berishës ndaj SPAK. Ndërsa fliste para mbështetësve të tij që mblidhen çdo natë poshtë banesës së tij, Berisha përdori fjalor ofendues dhe intimidues ndal Altin Dumanit duke e akuzuar se bashkëpunon me Edi Ramën për të luftuar opozitën.

Lidhur me këto sulme, Beqiri thotë se SPAK ka një mbështetje të fuqishme popullore dhe nga pas ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SPAK-ut nuk ia bën tërr syri pasi ka një mbështetje të fuqishme popullore, që mbështetet për veprimet që ka bërë deri tani e të tjera veprime që pritet të bëj në të ardhmen në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetëror. SPAK ka një super fuqi që mbështetet nga pas siç është SHBA.

Është një investim i fuqishëm si nga ana profesionale, kulturore, etike, financiare, e guximit amerikan. Çdo lloj përpjekje e një personi që klith por klithmat e tija nuk i dëgjon askush, nuk i dëgjon as gruaja e tij e nuk tremb dot zogjtë e pulave e jo më SPAK-un”, tha Beqiri ndër të tjera.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com