Meta iu lutet shqiptarëve nga burgu: Mos protestoni për mua nesër! (A thua se e kishte njeri në plan)

Pasi askush s’doli kurre ne proteste pas 1 muaji burgosje, Ilir Meta ka zgjedhur te luaje rolin

Ai u lutet shqiptareve te mos dalin neser ne proteste per lirimin e tij, a thua se e kishte ne plan ndokush.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë! Siç jeni në dijeni, nesër në ora 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore me objekt revokimin e masës së paligjshme të arrestit me burg të aplikuar ndaj meje prej një muaji. Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës. Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme. Betejën time ligjore e kam bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik. Në këto kushte, çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqëndrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com