“Komisioni i Dështuar” ishte titulli i emisionit 3D të Alban Dudushit të premten. Ai ju kushtua aktivitetit të Komisionit parlamentar hetimor të Check-Up dhe Sterilizimit.
Gazetari Flogert Muça solli në vemendje sjelljen e kryetares së komisionit deputetes së PD Albana Vokshi. I pyetur se për çfarë do të mbahet mend ky komision ai u përgjigj shkurt: “Për tallavanë e Albanës”.
Sipas tij ajo u testua për herë të parë se çfarë mund të bëjë kur i jepet pushtet dhe tregoi se di të shkuli mikrofonat.
“Albana e ktheu komisionin në një instrument politik, sigurisht me direktivë nga lart” tha ai.
Sipas gazetarit maxhorancës së majtë i shkonte për shtat qëndrimi i zonjës Vokshi. Në vlerësimin e tij Muça tha se opozitës nuk i intereson përmirësimi i sistemit të prokurimeve, pasi mendojnë se nëse vijnë në pushtet do të kenë përfitime. Me sjelljen e Albanës, komisioni ka rënë, tha Muça.
/a.r