Balluku: Duam që Tirana të zgjohet në vitin e ri me Unazën e Madhe të plotësuar

Në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës po punohet edhe gjatë natës për të finalizuar në afat këtë projekt kompleks, por shumëtë rëndësishëm për kryeqytetin dhe jo vetëm. Në të gjitha lotetpo avancohet me ritme të shpejta për të bërë të mundur që kjo vepër të hapet për qarkullimin e automjeteve në fund të këtij viti, shkruan A2 CNN.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve nëlotin 1, ku janë drejt përfundimit punimet e gërmimit për formimin e trupit të rrugës, ndërsa është bërë e mundur spostimii linjave ajrore elektrike dhe atyre të ujësjellësit.

Kryeinxhinieri i kantierit sqaroi se janë realizuar më tepër se 65% e punimeve dhe pavarësisht kompleksitetit të hasur ritmi i punimeve ka qenë dhe vijon të jetë i lartë. Ndërkohë, drejtori i ARRSH tha se është avancuar ndjeshëm edhe me ndërtimin e urave dhe veprave të tjera të artit, të cilat janë pjesë e projektit.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se në lotin 1 ka pasur njëkompleksitet të shtuar për shkak se ky lot lidhet me tunelet e nyjës së Shqiponjës, por edhe me rrugët e tjera urbane. Me përfundimin e këtij loti, tha Balluku, do të hapet për qarkullimine automjeteve e gjithë unaza.

“Duam që Tirana të zgjohet me vitin e ri me Unazën e Madhe të plotësuar tashmë. Mund të ngelin disa detaje të vogla si zakonisht që kanë të bëjnë me mobilimin urban më tepër apo me çështje të tjera, sigurisht jo me sinjalistikën, pasi ne e dorëzojmë me sinjalistikë të plotë, duke qenë se siguria rrugore ka përparësi për të gjitha akset që vendosen në përdorim, por shpresoj shumë që ti qëndrojmë afateve”, shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizoi më tej se stafet e inxhinierëve të MIE dhe ARRSH do të jenë nëgatishmëri dhe koordinim me inxhinierët e kompanive që po kryejnë punimet për të adresuar pa asnjë vonesë çdo të papritur që mund të evidentohet.

“Do jem prezent gjatë gjithë kohës për të parë ecurinë e punimeve, pasi është shumë e rëndësishme për ne ti qëndrojmë afateve të cilat kemi publikuar dhe që padyshim qytetarët mezi po presin që të përdorin një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme të Shqipërisë dhe jo vetëm të Tiranës, Unazën e Madhe”, theksoi Balluku.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale prej afro 29 kilometra. Aktualisht punohet në pjesën verilindore, e cila ështëe ndarë në 7 lote, për të pasur një ecuri më të shpejt të punimeve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com