Një ngjare e rëndë është shënuar këtë pasdite në Dibër.
Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.r