Një aksident i rëndë me dy viktima dhe dy të plagosur ndodhi mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Tepelenë Fier.
Nga përplasja e autobotit me një makinë ndërruan jetë V. A., 31 vjeç dhe M. A., 36 vjeçe, bashkëshortë.
Shoferi që drejtonte autobotin, S. A., 61 vjeç, ra në pranga.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Tepelenë-Fier”, si pasojë e të cilit humbën jetën shtetasit V. A., 31 vjeç dhe M. A., 36 vjeçe (bashkëshortë), informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. A., 61 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, drejtuesi i automjetit autobot që u përplas me automjetin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve”, sipas policisë.
Top Channel