“Parlamenti është përdhunuar”/ Iljazaj debat me Sulën: Komisionet e tjera do të dështojnë njëlloj si “Sterilizimi”!

Zhvillimet e seancës së sotme plenare shkaktuan debat të fortë dhe ngritje tonesh në emisionin “Top Story” në Top Channel.

Shkak i debatit u bë fakti që ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk dëshmoi në komisioni hetimor të Sterilizimit.

Ervis Iljazaj u shpreh se “komisioni hetimor i Sterilizimit dështoi, ashtu siç do të dështojnë të tjerët.”

Pjesë nga debati në studio:

Iljazaj: Ky komision ka dështuar dhe komisione të tjera do dështojnë se problemi është strukturor. Gjithë ditën folën si hyri dhe si doli Beqaj.

Gjithë Parlamenti si hyri, doli, show dhe zhurmë kot. Për mua do dështojnë komisionet hetimore? Pse? Do dështojë kur është si marrëveshje politike.

Sula: Po i kanë në 4 vjet

Iljazaj: Të lutem ta mbaroj dhe kritiko. Kërkon 9 komisione hetimore…

Sula: Ti e ndërton gabim..

Iljazaj: U akumuluan 8. Pse dështuan?

Sula: Më dëgjo

Iljazaj: O Dashi dhe një minutë se e mbylla. Kot lodhemi, do dështojnë komisionet e tjera. Një nga arsyet pse opozita e quante sukses protestën e saj është që mori komisionet hetimore

Sula: Qëllimi kryesore është… të lutem më dëgjo!

Iljazaj: Mua më intereson rezultati! Cili është rezultati fundor o zotëri?!

Klosi: Përgjigja është te ajo që tha Dashi…

Sulo: Edi Rama e ka kthyer në aneks të qeverisë. Mua më vjen keq se je parlamentar i vjetër. E di pse dështon? I bëni ndonjë kritik Ramës ju? Nuk ka, 0. Ai e ka përdhunuar parlamentin.

Klosi: Dashi e tha vetë… është një institucion… do ta mbaroj apo jo? Opozita që e kërkoi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com