Gjendet i vdekur në Beograd një nga kritikët më të zëshëm të Vladimir Putinit

Alexei Zimin, një shef kuzhine i njohur rus dhe një nga kritikët më të mëdhenj të Vladimir Putinit për luftën në Ukrainë, është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Beograd, në moshën 52-vjeçare.

Zimin, i cili ishte larguar nga Rusia pas kritikave të tij ndaj pushtimit të Krimesë nga Vladimir Putin, kishte jetuar në Londër prej disa kohësh. Ai ishte pronar i restorantit “Zima” në Soho, Londër, dhe kishte pasur një shoë të njohur kulinar në televizionin rus, i cili u ndërpre papritur në vitin 2022 pas qëndrimeve të tij anti-luftë.

Zimin kishte një pasion për kuzhinën ruse dhe e kishte shndërruar këtë në një markë të njohur në Londër, ku ofronte një version modern të gatimeve ruse. Po ashtu, ai kishte shkruar një libër të titulluar Anglomania, që po promovonte gjatë kohëve të fundit. Ndërkohë, arsyet e vdekjes së tij mbeten të paqarta dhe ende nuk është përcaktuar shkaku i vërtetë.

Ai ishte një kritik i ashpër i luftës dhe pas pushtimit të Ukrainës, ai kishte thënë se “Rusia do të jetë e lirë një ditë”. Ai la pas gruan e tij, Tatiana Dolmatovskaya, dhe vajzën 17-vjeçare, Varvara.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com