“Qeveria nuk mbajti premtimin për 5% të PBB”, Manastirliu i përgjigjet PD-së: Buxhet historik!

As në 2025 qeveria nuk do të përmbushë një nga premtimet e saj për arsimin, për rritjen e buxhetit të këtij sektori në 5% të prodhimit të brendshëm bruto. Edhe pas tre mandatesh qeverisës, arsimi nuk do të marrë më shumë se 2.36% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose thënë në shifra 62 miliard e 20 milionë lekë që për ministren Ogerta Manastirliu është cilësuar buxhet historik sa i përket rritjes me 18.8% krahasuar me 2024.

Pas prezantimit të buxhetit nuk kanë munguar ironitë nga deputetet e opozitës veçanërisht me buxhetin akorduar arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Gjithashtu kryetarja e komisionit të edukimit i kujtoi ministres së Arsimit një tjetër premtim të pambajtur të socialistëve, kampusin universitar të Tiranës. Pjesën më të madhe të buxhetit do ta marrë arsimi parauniversitar me 45 miliardë e 716 milionë lekë, ku sipas ministrisë së arsimit përfshihet rritja e pagave të mësuesve, trajnimet e tyre, projekti i koordinatorëve ne shkolla, sigurimi i teksteve falas dhe rishikimi i kurrikulave mësimore.

Ndërkohë arsimi i lartë së bashku me kërkimin shkencor do të marrin 18 miliardë e 421 milionë lekë, ku vetëm kërkimi shkencor merr 0.06% të totalit të buxhetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com