SPAK kërkon dënimin e Vangjush Dakos për shpërdorim detyre në dy raste 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK kërkon që të dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg, shkruan A2 CNN.
Prokuroria kërkon që Fatmir Ejupi, topograf, inxhinier të cilësohet fajtor për falsifikim stampash, formularësh dhe te dënohet me 3 vjet burg.
Po ashtu, është kërkuar që Fiqiri Farruku, të cilësohet fajtor për falsifikim vulash stampash e formularësh të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa 2 vite për shkak të dënimit të shkurtuar, shkruan A2.
Prokuroria kërkoi që Ardian Bulku të cilësohet fajtor për falsifikim dokumentesh dhe të dënohet me 3 vjet, 2 vjet burg me gjykim të shkurtuar. Për Bulkun të pezullohet ekzekutimi i vendimit.
Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, theksoi se hetimi nisi në 2020 për “shpërdorim detyre” dhe bashkë me këtë çështje u bashkua dhe një hetim tjetër mbi procedurën e prokurimit për Promanade.
Sipas prokurorit Sotir Kllapi, të dyshuarit kanë paraqitur dokumente të rreme dy vjet pasi objekti ishte bërë. I pandehuri Vangjush Dako në bashkëpunim me Adhurim Qehajaj, nëpërmjet zbardhjes të vendimit të KRT, dy vjet pasi objekti kishte përfunduar, jo vetëm nuk ka marrë masa për zhvillimin e territorit, por edhe ka hapur legalizimit të paligjshëm.
Nderkohe Dako ndodhet nen masen arrest shtepie.