Ilir Rrapaj: Klodianin e njoha kur u arrestova. I thoja “vëlla” se jam nga Vlora, por…

Biznesmeni Ilir Rrapaj po dëshmon në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. I pyetur nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi, ai u shpreh se me Klodian Rrjepajn është njohur në vitin 2014 në një aktivitet të organizuar nga qeveria shqiptare, ndërsa prej 15 muajsh tashmë ndajnë të njejtën rezidencë pasi ndodhen në qeli.

Në lidhje me komunikimin me zv. ministrin Italian, ku në dokumentacionin e SPAK mbi ngjarjen, kanë dalë emaile ku Rrapaj e quante zyrtarin italian “Fratello”.

Rrapaj u shpreh se një komunikim i tillë vjen nga fakti që është me origjinë nga qyteti i Vlorës dhe është një shprehje që përdoret shpesh.

Pjesë nga dëshmia:

Vokshi: A e njihni shtetasin Klodian Rrjepaj?

Rrapaj: Deri në gusht 2023 kisha dijeni se kush ishte. Prej 15 muajsh ndajmë të njejtin rezidencë, dhe mund të them që edhe e njoh.
Për herë të parë zyrtarisht e kam takuar në një aktivitet të organizuar nga qeveria shqiptare “Thuaji pro Shqipërisë”, tek Pallati i Kongreseve, bëhet fjalë për vitin 2013 ose 2014.

I bëra komplimente për karrierën dhe për vendin sfidues të cilin mbante. Nuk kemi folur për koncesionin e sterilizimit. Për atë u vura në dijeni nga një prej ortakëve.
“Vlla” merr kuptimin që nga kërcënimi, nuk po e interpretoj, deri në një likujdim rutinë i pararendjes se ë një konteksti me të cilin vijon biseda. Keni patur akses në dokumentacionin e SPAK. Meqë nuk kisha kohë të bëja edhe unë replikën time, po ju them se emailet ishin në kuadër të një punë zyrtare nga shoqata që përfaqësoja.

Vokshi: Pra meqë jeni nga Vlora ia lejuat vetes këtë konfidencë për ti shkruan zv ministrit italian që nuk e njihnit me termin “fratello”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com