Rikthimi i Trump, ironizon Beqiri: Ilir Meta festoi nga burgu dhe bërtiste ‘Fitore! Fitore!’

Ardhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit dhe ndikimi në politikën shqiptare u diskutua në ‘Studio Live’ me avokatët Idajet Beqiri dhe Fatmir Merkoçi. Beqiri i shikon si ëndrra pretendimet se ardhja e Trump do lirojë nga burgu Ilir Metën dhe nga arresti shtëpiak Sali Berishën.

‘Ça s’po dëgjojmë këto ditë që u zgjodh presidenti. Ilir Meta kishte festuar tek burgu dhe kishte thënë fitore fitore. Sali Berisha e uroi nga fjalët më të gjetura sikur e kishte shokun e vet Trump dhe me ardhjen e tij sikur do dali nga andej dhe do futet në seli. Problemi është që Shtetet e Bashkuara janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë mbrojtësja e paqes kudo në botë. Janë ato demokracinë dhe shtetin ligjor e kanë të shenjtë. Sytë e botës për çdo lloj qasjeje, çdo lloj konflikti i mbajnë atje sepse e dinë që prej tyre vjen shpëtimi. Jo se vjen një president dhe do ndryshojnë këndvështrime e tyre për zbatimet e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.’

Më tej Beqiri shton se Berishës ia vuri non gratën administrata Trump.

‘Non gratën Berishës ia nisi Donald Trump. Qeveria tjetër, presidenti tjetër i SHBA me sekretarin Blinken vetëm hodhën firmën se dosja ishte përgatitur prej kohësh. Që ti hiqet non grata Berishës duhet ti merren firmat dy presidentëve. Me të drejtë kemi atë shprehjen: Ëndrra janë të keqen nëna, herë dalin, herë s’dalin.

Nuk e duan Shqipërinë me shtyllat e kriminalitetit që do e dobësonin Shqipërinë aq shumë. Nëse e duan kaq shumë popullin shqiptar, jemi edhe për këtë shkak se kanë garantuar sigurinë tonë kombëtare.’

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com