Donald Trump: Nuk kemi zgjidhje tjetër, dëbim masiv për emigrantët ilegalë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se kostoja e dëbimit të emigrantëve ilegalë nuk do të jetë pengesë për ta mbajtur premtimin për “dëbimin më të madh ndonjëherë”.

Në paraqitjen e parë publike që nga fitorja e 5 nëntorit, Trump ka thënë se prioritet i tij sapo ta marrë detyrën në janar do të jetë t’i bëjë kufijtë “më të fortë”.

“Nuk është çështje çmimi. Nuk është. S’kemi zgjidhje tjetër”, ka thënë Trump për “NBC News”.

Trump ia ka dhënë meritat fitores së tij edhe për shkak të premtimit për dëbim të imigrantëve.

“Njerëzit duan të kemi kufij. Dhe atyre u pëlqen të kemi njerëz që vijnë, por duhet të vijnë me dashuri për shtetin. Duhet të vijnë në mënyrë të ligjshme”, ka deklaruar Trump.

Teksa ekipi i fushatës së Trump jepte përgjigje të ndryshme për shifrat e dëbimit, zëvendëspresidenti i zgjedhur JD Vance pati deklaruar se do të nisin me një milion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com