Kremlini e ka pranuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, por thotë se nuk është në dijeni të ndonjë plani të Vladimir Putin për ta uruar atë.
Zëdhënësi Dmitry Peskov tha gjithashtu se SHBA-të mbeten një vend jomiqësor ndaj Rusisë.
“Moska po i ndjek nga afër ngjarjet dhe po analizon deklaratat e bëra në lidhje me të nga politikanët amerikanë”, tha Peskov, duke shtuar se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë arritur në nivelin më të ulët historik.
Trump ka mbajtur më parë anën e Putinit lidhur me inteligjencën amerikane për ndërhyrjen në zgjedhje, po ashtu ka bërë thirrje për të ndalur ndihmat për Ukrainën dhe ka kritikuar vazhdimisht NATO-n.
Megjithatë, ai ka dënuar gjithashtu pushtimin rus të Ukrainës dhe këmbëngul se ka një marrëdhënie të mirë me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, të cilin e takoi në SHBA gjatë fushatës zgjedhore.
Një libër i kohëve të fundit, publikuar nga gazetari veteran amerikan Bob Woodward sugjeron se Trump dhe Putin kanë folur deri në shtatë herë me njëri-tjetrin që nga koha kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, duke përfshirë edhe këtë vit gjatë fushatës.
/a.r