Një vajzë ka mbetur e plagosur pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës.
Sipas policisë, një person e ka goditur me thikë atë në një lagje periferike të qytetit, në vendin e quajtur “Trekëndëshi”.
Edhe për policinë ka dyshime se autori ka patur njohje me të plagosurën dhe kohët e fundit ka patur debate mes tyre, shkruan A2.
Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje dhe e ka shoqëruar në komisariatin e Korçës ku po merret në pyetje.
/a.r