Trump: Mbështetësit e mi nuk kanë nevojë për urdhër, e dinë vetë nëse humbas…

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të martën se nuk mendon se është e nevojshme t’u thotë mbështetësve të tij që të mos përdorin dhunë dhe të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve nëse ai humbet.

“Nuk kam nevojë t’u them një gjë të tillë,” tha Trump kur u pyet nëse do t’i drejtohej mbështetësve të tij me një thirrje kundër dhunës.

“Por, do t’u thoshit?” e pyeti gazetari.

“Nuk kam nevojë t’u them që të mos ketë dhunë. Sigurisht që nuk do të ketë dhunë. Mbështetësit e mi nuk janë njerëz të dhunshëm. Nuk kam pse t’u them këtë gjë. Unë sigurisht që nuk dua dhunë, por nuk kam nevojë t’u them asgjë. Këta janë njerëz të mrekullueshëm. Këta janë njerëz që nuk besojnë në dhunë. Ndryshe nga pyetja juaj. Ju besoni në dhunë,” tha Trump.

Këto deklarata të Trump erdhën menjëherë pas ai votoi në Palm Beach.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com