“Europa të bashkohet për emigrantët”, Rama: S’kemi përgjegjësi për ekzekutimin e marrëveshjes me Italinë

Edi Rama është gjashtëdhjetë vjeç por i ka jetuar të gjitha me nxitim.” Hapet kështu artikulli i të përditshmes Italiane “Il Giornale” këtë të martë.

Intervista me kryeministrin e Shqipërisë është fokusuar më tepër tek marrëveshja e emigrantëve mes dy vendeve, ndërsa Rama tregohet i prerë kur pyetet për ndërprerjen e operacionit pas ndalimit nga gjykata Italiane.

Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi në ekzekutimin e marrëveshjes, përveç asaj të dhënies së disponueshmërisë totale nëpërmjet koncesionit të juridiksionit italian në territorin e dy qendrave”, tha Rama.

Rama thotë se homologia e tij italiane po bën përpjekje rraskapitëse në shumë fronte.

Çështja është se ky problem i madh nuk mund të trajtohet në mënyrë të qëndrueshme nëse Evropa nuk bashkohet rreth një plani të qartë strategjik, i cili duhet t’i përgjigjet si nevojës së fortë për të kontrolluar kufirin e përbashkët”.Ne duhet të luftojmë emigracionin e paligjshëm duke luftuar trafikantët për të garantuar sigurinë e përbashkët dhe për të hapur kanale të gjera të emigracionit të ligjshëm për të garantuar fuqinë punëtore të nevojshme për ekonominë e përbashkët”, u shpreh kryeministri.

Duke vlerësuar Bashkimin Evropian si projektin politik më të bukur në historinë njerëzore një koment  e kishte edhe për zgjedhjet në Amerikë duke treguar se nuk ishte mbështetës i asnjërit prej dy kandidatëve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com