Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku një vajzë 12-vjeçare ka goditur me thikë shokun e klasës.
Sipas mediave të huaja, episodi ka ndodhur në oborrin e një shkolle në periferi të Romës, e quajtur Santa Maria delle Mole.
Po ashtu mësohet se vazja ka deklaruar se konflikti ka ndodhur pasi djali ka parë 12-vjeçaren duke kopjuar në një tezë provimi dhe ka raportuar te mësuesi.
Por hetuesit po kontrollojnë nëse mund të ketë arsye të tjera pas këtij gjesti. Vajza, pasi ia mbathi me vrap pas sulmit dhe më pas kontaktoi me 112 në lot.
Djali është dërguar në spital me dëmtime në dorë dhe gjoks.
Drejtori dhe stafi i shkollës ndërhynë menjëherë për të ndihmuar djalin që u transferua në spitalin pediatrik Bambino Gesù në Romë.
/a.r