Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit ku i kërkon rimbledhjen e Kuvendit për të shqyrtuar papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj.
Bardhi në letrën e tij, thekson se çështja duhet të kalojë në Kushtetuese. Sipas Bardhit, Spiropali po shkel kushtetutën duke mos thirrur mbledhjet për këtë çështje.
“Ky pengim i Kryetares së Kuvendit është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit dhe gjithashtu cenim flagrant i të drejtës kushtetuese të 1/10 të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, citohet në dokumentin e firmosur nga kreu i grupit të PD.
Procedurat për të diskutuar nëse mandati i Sinajt është i papajtueshëm me kushtetutën, për shkak se opozita e akuzon se ka përvetësuar fonde nga buxheti i shtetit, kanë nisur që në gusht por prej datës 18 shtator janë zhvilluar më mbledhje.
/a.r