Spahiu kritika opozitës: Turp që mbajti krahun e Greqisë dhe jo të gazetarëve shqiptarë

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi incidentin me gazetarët shqiptarë, të cilët u mbajtën për rreth 3 orë në kufi nga pala greke, ndërsa ishin nisur drejt Selanikut për të ndjekur takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët.

Spahiu tha se është e turpshme se si opozita shqiptare nuk pati një reagim mbi këtë incident duke mbajtur krahun e Greqisë dhe jo të gazetarëve shqiptarë.

“Pse opozita shqiptare dhe Berisha s’kanë dalë me një deklaratë për të mbrojtur gazetarët që u bllokuan në kufi.

Opozita që proteston me mosbindje për shumë problematika hesht kur ka shkelje të të drejtave të njeriut në raport me Greqinë.

Opozita mbajti krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve të Shqipërisë”, tha Spahiu.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com