“675 të arrestuar gjatë Tetorit”, Policia: Në një muaj u kryen 80 operacione, u asgjësuan qindra kg kanabis dhe…

675 persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë muajit tetor, pasi dyshohen se kanë kryer krime të ndryshme. Sipas një njoftimi të bërë publik, ndalimi i tyre është bërë gjatë 80 operacioneve policore. Nga data 1 deri në 31 tetor blutë kanë sekuestruar 640 kg kanabis, 1 kilogramë kokainë, sasi fara kanabisi dhe pajisje të ndryshme për kultivim dhe përpunim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar 24 armë zjarri, 6 armë gjahu, municion luftarak, dhjetëra armë të ftohta, automjete dhe celularë, mallra të kontrabanduara dhe pasuri me vlerë 750 mijë euro.

Gjatë kësaj periudhe janë zbardhur 23 raste të vjedhjeve në banesa dhe në ambiente të tjera. Gjithashtu janë trajtuar 75 raste të dhunës në familje.

Nga ana e policisë rrugore janë vënë në pranga 173 shoferë, nga të cilët 97 për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo dhe pa patentë. Gjithashtu janë pezulluar 347 leje drejtimit, për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara, për përdorim alkooli apo dhe shkelje të tjera të qarkullimit rrugor.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com