Përplasi për vdekje 21-vjeçarin në Fier, në pranga shoferi

Ka rënë në pranga drejtuesi i automjetit që plagosi për vdekje një 21-vjeçar në aksin “Fier-Vajkan” ditën e djeshme (02 Nëntor)

Mbi shoferin 57-vjeçar rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Fier-Vajkan”, ku një automjet përplasi një motomjet me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes humbi jetën në spital, ju informojmë se:

Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Fier bënë arrestimin e  drejtuesit të automjetit, shtetasit M. Ç., 57 vjeç, banues në fshatin Kallm, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com