I biri i dha fund jetës në Gjermani, flet mes lotësh i ati: Telefonata e fundit me të, më premtoi se nuk do e bënte

Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku që 33- vjeçari, Dritan Lalaj , nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës në Hamburg të Gjermanisë.

Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit , ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim Lalaj, e mori vetëm pak minuta më parë.

I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari  tregon mes lotësh se telefonatën e fundit me të birin tre ditë më parë.

Ai theksoi se djali i kishte premtuar se nuk do të bënte asgjë të keqe, pasi dy javë më parë kishte tentuar vetëvrasjen.

Pas këtij premtimi, ai është qetësuar, por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç priste.

Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme, babai i 33- vjecarit, apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.

Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku, pohon se për kthimin e trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com