“Shqipëria, e hapur për të forcuar bashkëpunimin me cilin do shtet”, Balluku në forumin e Rojes Bregdetare: Tirana shembull i ndryshimit radikal

Zv/Kryeministrja Belinda Balluku, në Forumin e Funksioneve të Rojes Bregdetare Mesdhetare që për herë të parë mbahet në Tiranë, tha se Shqipëria është e hapur për të forcuar bashkëpunimin me cilin do shtet.

“Fakti që konferenca e Rojeve Bregdetare të Mesdheut zhvillohet për herë të parë në Shqipëri është padyshim një shprehje e vëmendjes së veçantë nga Komisioni Evropian në drejtim të hapësirës Adriatiko-Joniane, ku Shqipëria synon të rrisë kontributin e saj në sigurinë kolektive”.

Sipas Ballukut, investimet në Portin e Durrësit dhe në atë të Vlorës janë tregues të sfidave që duhet të adresojnë rojet bregdetare.

“Rruga që ka zgjedhur Shqipëria është ajo e një reforme përmes integrimit të funksioneve ligjzbatuese në det, duke synuar që Roja Bregdetare të marrë një rol qëndror”.

Në mbyllje të fjalës së saj zv/Kryeministrja i ftoi të gjithë që të vizitojnë Tiranën.

“Tirana është një shembull i Shqipërisë dhe është një shembull i ndryshimit radikal që vendi ynë ka pësuar në dekadat e fundit për t’ju përafruar Europës, duke reflektuar kështu një vend të sigurt për vizitorët, për turistët, për investitorët dhe për të gjithë miqtë e Shqipërisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com