Arrestohet në Kapshticë punonjësi i IMT Elbasan, mori ryshfet për të mos prishur një objekt

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga një ish-punonjës të IMT Elbasan në Kapshticë, pasi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shkruan A2.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 39-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit. Ai dyshohet se në muajin prill 2024, ka shpërdoruar detyrën si punonjës i IMT Elbasan, duke mos marrë masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, për shkak se kishte marrë ryshfet.

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 56 vjeç, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” që i është caktuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com