Partia Socialiste ka rrëzuar dekretin e Presidentit të vendit Bajram Begaj “Inspektimin” duke votuar në seancën e sotme kundër, ndërsa një votë pro ishte nga deputeti i PS Paulin Sterkaj.
Kundër kanë votuar edhe deputetë e PD.
Pas kthimit të ligjit në Kuvend nga Begaj, kujtojmë se përfaqësuesi i Presidentit, Ilir Rusmajli deklaroi se krahas paqartësisë, ky është një ligj i rrezikshëm që prek të paktën 69 ligje të tjera.
“Ky ligj është i rrezikshëm sepse prek 69 ligje të tjera”, tha Ilir Rusmajli, këshilltar i Presidentit.
/a.r