Sondazhi/Nëse zgjedhjet do bëheshin sot PS shumicë me 50.3%, partitë e reja më të preferuara nga shqiptarët e emigracionit

Në sondazhin e fundit të kryer nga Eduard Zaloshnja dhe Report Tv qytetarët e qarkut Tiranë por edhe ata në emigracion treguan se për kë do votonin nëse zgjedhjet do bëheshin sot. 50.3% të tyre do ja jepnin votën Partisë Socialiste, 31,8% Partisë Demokratike, 2.9% partive të tjera të vjetra, ndërsa 15% partive të reja.

Për ata që jetojnë në Shqipëri do votonin 48.5% Partinë Socialiste, 33.7% Partinë Demokratike, 3.6% parti të tjera të vjetra dhe 14.2% parti të reja.

Sa i përket atyre që jetojnë në emigracion rezultati për PS do ishte më i thellë me 54.5%, PD do zbriste me 27.4% PD-në, 1.3% parti të tjera të vjetra dhe 16.9% parti të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com