Janë publikuar pamjet e makinës së djegur “Range Rover”, e cila u gjete pak minuta pas atentatit në Shkodër, ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit, ndërsa u plagos Arlind Bushati dhe bashkëshorti i kalimtares.
Siç shihet edhe në këto pamje, makina që dyshohet se i përket autorëve të atentatit është djegur plotësisht. Ndërsa policia ka arritur që të zbulojë brenda saj dy automatike, që autorët dyshohet se i kanë përdorur në krim.