VIDEO/ Pamjet bëhen virale, punëtorët shqiptarë dhe rumunë “përleshen” fizikisht mbi skelat e stadiumit të Barcelonës

Një video e një përplasjeje fizike mes punëtorëve shqiptarë dhe rumunë në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës është bërë publike.

Dhjetëra shqiptarë dhe rumunë, të punësuar për rinovimin e plotë të stadiumit legjendar, janë përfshirë në këtë konflikt.

Lajmi u raportua fillimisht nga gazetarja e “SER Catalunya”, Anna Punsi, e cila theksoi se gjatë sherrit janë përdorur edhe armë të ftohta.

Nga pamjet e incidentit, duket se përplasja ka nisur pranë një kolone betoni dhe ka vijuar poshtë, duke përfshirë edhe persona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com