“E kanë torturuar, e lanë pa bukë”/ Dhëndri i mbyti vajzën, babai tregon bisedën e fundit me të bijën, akuza krushqve

Met Gjura, babai i Elenora Toçit e cila u mbyt në krevat nga bashkëshorti i saj Lulzim Toci në banesën e tyre në Itali, ka hedhur akuza ndaj familjes së dhëndrit, duke thënë se i kanë torturuar vajzën.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, babai i 24-vjeçares rrëfeu se vjehërrit e kanë lënë pa bukë të renë, kur i shoqi jetonte në emigrim në Itali.

“E kishin torturuar se mua s’më kishin treguar, më mbrapa më tregoi vajza. Edhe asistencën ia kishin marrë tek shtëpia. Unë ju kam çuar bukë, e linin pa bukë e kurrgjë”, tha ai, duke shtuar se i dërgonte për të ngënë së bijës dhe dy djemve të saj të mitur.

Deklarata e babait të viktimës:

Kam folur parmbrëmë

Çfarë të tha?

I thashë si je? A je mirë, po ai si është? S’ka qenë mirë tha, ka qenë në spital me atë pronarin nuk e di. Se pata probleme dhe këtu nëpër gjyqe

Kishin një vit të ndarë?

Jo, jo 6 muaj

Shkuat në gjykatë?

Në gjykatë u bë shkurorëzimi. Ai më kërkoi ‘jo kam bërë gabime, jo kam gabuar’ dhe unë pranova për hatër të çunave

Do ta marr në Itali tha, nuk e mbaj më tek baba dhe tek nëna. Baba dhe nëna e tij kanë qenë më probleme

Kishte probleme me vjehrrit?

Ata i kanë bërë ashtu, se hajde de çuni të kishte ndonjë tjetër, apo goca ime ndonjë tjetër, por këta s’kanë dashur asnjë. Me pak fjalë problem është nëna e baba.

Eleonora u martua 16-vjeçe, e njohu vetë?

Po që 16-vjeçe

Si e trajtonin?

E kanë lënë pa bukë, i merrnin asistencën.

E kishin torturuar se mua s’më kishin treguar, më mbrapa më tregoi vajza. Edhe asistencën ia kishin marrë tek shtëpia. Unë ju kam çuar bukë, e linin pa bukë e kurrgjë.

Po Lulzimi i çonte të ardhura familjes?

Jo asnjë të ardhur

E kanë trajtuar keq ndaj u ndaj?

Jo se u nda, por e pruri këtu

Pasi fole me Eleonorën dhe mësove se Lulzimi nuk ishte mirë, mbas disa orësh ka ndodhur edhe ngjarja, dini gjë çfarë ka ndodhur?

Jo unë s’di gjë. Jam i papunë, me një asistencë. Nuk dija asgjë, kur erdhi dikush më tha kështu kështu ka ndodhur. Më tha ka vdekur, mua më ka vdekur edhe një çun 13-vjeç.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com