Deputet në vend të Çyrbes? Reagon Erjon Meka: S’do ta refuzoj mandatin, jam në pritje të…

Erjon Meka pritet të jetë deputeti më i ri që do të ulet në karriken e parlamentit, kjo pasi Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit një dtë më parë.

I kontaktuar nga Vizion Plus, Meka i tha gazetarit Ermal Qori se nuk do ta refuzojë mandatin e deputetit edhe pse deri më tani, ende nuk ka patur asnjë reagim nga Partia Socialiste.

Meka, i cili pritet të rreshtohet krah deputetëve të tjerë të qarkut të Durrësit është në pritje që Parlamenti i Shqipërisë të shpallë vakancën e më pas të dorëzojë formularin e dekriminalizimit pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Erjon Meka vjen kandidati më i votuar në radhë në zgjedhjet parlamemtare të vitit 2021 me 2228 vota.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com