Të fshehura në shasinë e furgonit, kapen mbi 31 mijë paund në portin e Durrësit, arrestohet 32-vjeçari

Policët kufitarë të portit të Durrësit kanë sekuestruar mbi 31 mijë paundë të padeklaruara.

Policia njofton se paratë ishin fshehur në shtresën e shasisë së furgonit që drejtonte një 32-vjeçar. Ky i fundit u vu në pranga.

Burimi i parave mbetet i dyshimtë, teksa gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën dhe veshje, vegla pune dhe pajisje elektroshtëpiake, të dyshuara të kontrabanduara.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar, furgoni që drejtonte 32-vjeçari. Nga kontrollet, në këtë automjet janë gjetur të fshehura në shtresën e shasisë, nën sediljen e drejtuesit, 31 120 paunde. Gjithashtu, në furgon janë gjetur veshje, vegla pune dhe pajisje elektroshtëpiake. Paratë, të cilat kanë burim të dyshimtë, shtetasi A. K. synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, ndërsa mallrat dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse nuk ishin të shoqëruara me fatura blerjeje”, njofton policia.

32-vjeçari do të gjykohet për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com