EMRAT/ Trafikuan 2.3 tonë kokainë të fshehur mes bananeve, dënohen me burg 2 shqiptarët në Angli

Dy shqiptarë në Angli janë dënuar me burg këtë të enjte.

Ata ishin pjesë e një organizate kriminale që akuzohen për trafikimin e 2,3 tonëve kokainë nga Ekuadori për në ishull në vitin 2021, të fshehura nëpër kontejnerët me banane dhe me vlerë tregu shumice që shkon në të paktën 200 mln euro.

Sipas medieve të huaja, pjesë e organizatës kriminale ishin gjithsej pesë  persona, katër shqiptarë dhe një bullgar. Tre personat e tjerë janë ende në proces për t’u njohur me masën e sigurisë sipas procedurave penale që ka shteti anglez. Të arrestuarit janë: Petko Zhutev, 39 vjeç nga Bullgari dhe katër shqiptarët  Gjergji Diko dhe Bruno Kuc 33 vjeçar, Olsi Ebeja, 40 vjeç dhe Erik Muci, 44 vjeç.

Ata u hetuan nga Partneriteti për Krimin e Organizuar (OCP),  një krim i përbashkët kombëtar. Agjencia dhe njësia e Shërbimit Policor Metropolitane,  të cilët identifikuan se po planifikonin importimin.

Siç shkruajnë mediet e huaja, hetuesit identifikuan se Zhutev kishte marrë detyrën e drejtorit të kompanisë ushqimore në dhjetor 2020. Edhe pse më parë ishte një biznes legjitim, ai e kishte blerë atë vetëm për ta përdorur si një front për kriminalitetin. Muçi ishte një nga organizatorët kryesorë të importit të drogës. Ai u vëzhgua teksa takohej me Zhutevin, Kucin dhe Dikon në “Agro Foods” dhe organizoi dorëzimin dhe instalimin e pajisjeve për të mbështetur pretendimin se ishte një ndërmarrje legjitime.

Hetimi në pajisjet celulare të përdorura nga grupi i krimit tregoi se Muci kontrollonte importin dhe furnizimin e vazhdueshëm të sasive të konsiderueshme të kokainës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ebeja ishte vëzhguesi dhe shoferi i synuar për drogën dhe u arrestua pranë “Agro Foods”, teksa priste brenda një furgoni me qira, ndërsa iu kap edhe arma e zjarrit.

Pasi Zhutev, Kuci dhe Diko pranuan ngarkesën, oficerët e armatosur përdorën një sharrë rrethore për të hyrë në ambientet e mbyllura gjatë një bastisjeje që rezultoi në arrestimin e tyre.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com