35-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë të pastër! Vlera… 100 mijë euro

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali me 1 kilogram kokainë të pastër, edhe pse duhet të ishte në masën “arrest shtëpie”.

Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në njëqind mijë euro nëse do shitej me doza.
Një episod që tërhoqi vëmendjen e policisë ka qenë lëvizja me mjetin furgon e të dyshuarit në zonën e Sarzanë-s. Menjëherë ai i është nënshtruar kontrollit të patrullës, duke qenë se për një krim të mëparshëm i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, por kishte marrë autorizim nga gjyqtarët për të shkuar në punë.

I dyshuari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, ka qenë duke shkuar për në punë në momentin e kapjes në flagrancë. Droga u gjet pas një kontrolli të thelluar në mjet, ku u gjet një bllok me lëndë narkotike, e identifikuar më pas si kokainë, si dhe dy mijë euro cash.
Tashmë, 35-vjeçari gjendet i mbyllur në burgun e La Spezia, i akuzuar për posedim droge me qëllim trafikimi. Autoritetet po zbatojnë të gjitha strategjitë e nevojshme për të thelluar hetimin dhe për të zbuluar ndonjë bashkëpunëtor apo një rrjet më të madh shpërndarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com