Uragani Milton “bën kërdinë”, konfirmohen të paktën 4 viktima, dëmet llogariten në mbi 60 mld dollarë

Të paktën katër persona u konfirmuan të vdekur si pasojë e uraganit Milton që goditi Florida-n, ku ka filluar vlerësimi për dëmet. Milton mbërriti në brigjet e Florida-s si një stuhi e kategorisë 3, që shkaktoi dëme të mëdha pronësore në të gjithë shtetin dhe la më shumë se 3.4 milionë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike.

Autoritetet thanë se viktimat ishin në një komunitet të moshuar në kontenë St Lucie që u godit nga një tornado i formuar në brezat e jashtëm të Miltonit. Tornado ndodhi përpara se uragani të zbriste pranë Sarasotës në bregun perëndimor të Floridës të mërkurën në mbrëmje.

Pjesë të Sarasotës, Fort Myers, Venecias dhe qyteteve të tjera të bregdetit të Gjirit u përmbytën nga stuhia deri në 10 këmbë, ndërkohë që tornadot shkatërruan ndërtesa, duke përfshirë një strukturë të departamentit të sherifit, qiejt u kthyen në ngjyrë vjollcë dhe erërat me shpejtësi deri në 120 mph (193 km/h) përmbysën makinat dhe pemët.

Në një konferencë për shtyp të enjten në mëngjes, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, tha se më shumë se 40 operacione shpëtime ishin kryer në disa qarqe, operacionet e kërkim-shpëtimit ishin në vazhdim dhe se “ishte shumë shpejt për të thënë” se sa njerëz kishin vdekur.

Departamenti i policisë në Tampa publikoi videon e oficerëve që shpëtonin shumë fëmijë nga një shtëpi që u shkatërrua pjesërisht nga një pemë e rënë.

DeSantis, megjithatë, tha se frika më e keqe e parashikuesve për një stuhi deri në 15 këmbë në qytetet me popullsi të dendur të Tampa dhe Shën Petersburg nuk ishin realizuar. Qarku më i goditur, Sarasota, tha ai, pa një mur 8-10 metra me ujë deti nga Gjiri i Meksikës.

“Fatmirësisht nuk ishte skenari më i keq. Stuhia u dobësua para se të binte në tokë dhe rritja e stuhisë nuk ka qenë në përgjithësi aq e rrezikshme sa ajo që u vu re për uraganin Helene”, tha ai, duke iu referuar stuhisë së kategorisë 4 që goditi Florida 12 ditë më parë dhe që shkaktoi të paktën 232 vdekje në gjashtë shtete.

“Ne do ta kuptojmë më mirë shkallën e dëmit ndërsa dita përparon,” shtoi guvernatori.

Milton arriti në tokë në Siesta Key në jug të Shën Petersburgut rreth orës 20:30 të mërkurën. Tetë orë më vonë ai u zhvendos në det të hapur vetëm në veri të Kepit Canaveral si një uragan i kategorisë 1 me erëra prej 85 mph, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC).

Do të duhen ditë që të vlerësohet dëmi, por siguruesit kanë paralajmëruar se humbjet mund të arrijnë në 60 miliardë dollarë.

Tornadot që shoqëruan afrimin e stuhisë mund të jenë po aq të dëmshme sa vetë uragani: të paktën 116 paralajmërime për tornado u lëshuan në të gjithë Florida, tha DeSantis të mërkurën në mbrëmje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com