Operacion antidrogë në Tiranë, magazinat e vjetra ishin përshtatur si ‘shtëpi bari’, detajet e para

Një magazinë kanabisi është zbuluar në Tiranë teksa detaje të reja dalin nga ky operacion.

Raportohet se kati i dytë i ish-magazinave të kohës së komunizmit ishte përshtatur në shtëpi bari me llampa elektrike për kultivimin e drogës.

Magazina e vjetër me drogë u zbulua mbrëmjen e kaluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve”.

Policia ka marrë informacione në rrugë operative dhe në orët e vona të natës komisariati nr.2 dhe sektori kundër narkotikëve në policinë e Tiranës kanë zhvilluar operacionin, i cili po vijon ende.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com