“Është mbretëresha e provave”, Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit: Bëni armët gati dhe qëlloni në mish

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njëri nga 4 të vrarët në bulevard gjatë protestës së 21 janarit 2011 në një intervistë ekskluzive për Report Tv i kërkon SPAK të mos vonojë hetimet për të zbardhur zinxhirin e vrasjes së këtij krimi shtetëror.

“Kasetën e kishim ne dhe e dorëzuam në SPAK. Kaseta është 34 minuta. Janë bisedat që janë bërë mes komandës dhe ushtarët e gardës. Skenari ku do të vendosën e kur do të qëllojnë. I bëj thirrje SPAK të marrë masa të hetojnë sa më parë sepse provat veninet nëse nuk hetohen me shpejtësi. Thirrje SPAK të merren masa të hetohjnë sa më parë.

Kasetën 34 minutëshe e konsideron si mbretëresha e provës dhe zbulon cfarë ka ajo.

“Kjo është prova kryesore. Mbretëresha e provës. Është bërë vrasje me urdhër jo nga pakujdesia. Në kasetë dëgjohet të thotë: Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish. Ky është zëri i Ndrea Prendit. Pastaj i ka ndërprerë zjarrin dhe pasi është vrarë është larguar garda

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com