“Kushëririn e vramë se abuzoi seksualisht me ne!”/ Flet babai i autorëve të krimit në Greqi: E pyeta Denisin a ishte e vërtetë, por…

Dy vëllezërit shqiptar që vranë kushëririn e tyre në Kypseli të Greqisë kanë treguar para hetuesve grek se 28-vjeçari i kishte përdhunuar kur ishin në moshë të vogël, përkatësisht 4 dhe 6-vjeç.

Enis Loka dhe Aleksandros Loka, dy vëllezërit të moshës 17 dhe 19 vjeç deklaruan se kur e panë kushëririn e tyre, iu janë “zgjuar” kujtimet e këqija ndaj vendosën ta vrisnin.

Gjithashtu është marrë në pyetje edhe babai i dy vëllezërve. Ai është shprehur se kishte kontaktuar me 28-vjeçarin dhe e kishte pyetur nëse ishin të vërteta.

Sipas tij, Denis Loka i kishte pranuar akuzat dhe tha se “ishin gabime që i bëmë kur ishim fëmijë…”

Krimi ndodhi rreth orës 22:50, mbrëmjen e së hënës, ndërsa i riu u gjet në tokë mbuluar me gjak nga efektivët e Policisë Rrugore në Patisiot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com