Katër javë para zgjedhjeve, sondazhi kombëtar: Harris merr 52% të votuesve asnjanës, Trump 36%

Kamala Harris rezulton e preferuara e votuesve të pavarur, të cilët shihen si një kategori mjaft e rëndësishme në përcaktimin e fituesit të garës presidenciale të Nëntorit.

Një sondazh i ri kombëtar i kryer nga Tipp Insight një faqe e specializuar në statistika dhe sondazhe, e nxjerr Kamala Harris të fituar me një diferencë të fortë kundrejt Donald Trump, tek votuesit asnjanës.

Sipas sondazhit, 52 përqind e tyre do të votojë Harris ndërsa 36 përqind e tyre do të votojnë Donald Trump. Sipas sondazhit, 10 përqind e të pyeturve nuk janë të sigurt për zgjedhjen që do të bëjnë ndërsa 2 përqind e të anketuarve thonë se do të votojnë një kandidat tjetër.

Të pavarurit janë një bllok votuesish që pritet të kenë një rol vendimtar për të dy Harris dhe Trump dhe fitoren që kërkojnë. Fituesi sipas analizave që po i paraprijnë zgjedhjeve të nëntorit do të vijë me një rezultat të ngushtë në vetëm një pjesë të vogël të atyre që njihen si “sëing states” shtetet kyçe të fushëbetejës.

Agjencia që zhvilloi sondazhin kombetër anketoi amerikanët në rang kombëtar midis datave 2dhe 4 tetor. Edhe luhatjet më të vogla tek votuesit e pavarur mund të jenë decizive sipas Tipp Insight për të përcaktuar nëse këto shtete fitohen nga secili kandidat.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com