Vritet i riu shqiptar në Athinë, dy vëllezërit e goditën me thikë dhe e lanë në mes të rrugës

Një i ri shqiptar është vrarë në Athinë mbrëmjen e djeshme. Policia greke gjeti 28-vjeçarin shqiptar rreth orës 22.50 të mbrëmjes, në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës.

Bëhet fjalë për  28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt. Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.

Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezër, 17 dhe 19 vjec, shtetas shqiptarë me dokumente greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.

Autorët janë shoqëruar në stacionin e policisë nga nëna e tyre dhe dyshohet se 17-vjecari është autori direkt dhe vëllai tjetër bashkëpunëtor. Paraprakisht ka të dhëna se autorët dhe viktima janë kushërinj me njëri tjetrin. Policia greke vazhdon hetimet për ngjarjen ndërkohë që janë sekuestruar dy thika të përdorura në krim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com